Radio Fontana në Istog, është themeluar me 17 Shkurt të vitit 2002

Fillimisht me 4 punëtorë,e ky numër vjen duke u rritur nga viti në vit,për të mbërri ne 10 punëtorë e bashkëpunëtorë sa kemi aktualisht.

Rrita e Radio Fontanës është e lidhur, para së gjithash, me Ndermarrjen Tregtare Sherbyese,gjegjësisht me Librarinë “Meshari“

Kjo Radio prestigjioze dhe konkurente ne tregun mediatik të Kosovës ështe në sherbim të degjuesve plot 24 orë,7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit. Me shtrirje në rrjetin tokësor në një pjesë të madhe në rrafshin e Dukagjinit,ne frekuencen 98.8 si dhe në atë satelitor ne www.radiofontana.org

Për punë tonë, dhe përkushtimin qe keme për punë,dëshmojnë edhe dhjetëra mirënjohje dhe Çmime të ndryshme qe kemi mare nga Institucione vendore e ndërkombëtare, duke u shpallë kështu dy vite radhazi 2011-2012 si Radio Lokale më e mira e vitit,kurse në vitin 2012 për nder të 100 Vjetorit të Pavarësië së Shqipërisë, kemi mare Çmimin e Tretë në reklame, ku konkurent ishin mbi 100 Radio nga gjith Trojet Shqiptare.Kështu Radio Tirana,mori Vendin e Parë, Radio Kosova, vendin e Dytë, e Radio Fontana, u shpërbly me Vendin e Tretë,përqka kemi edhe dëshmi përkatëse.

Radio Fontana, për më tepër cilësohet si një Radio shumë Popullore, qe u jepë hapsirë e mundësi shfaqje te mendimit të gjitha shtresave të shoqërisë, pa dallim moshe e gjinie, e sidomos jemi present shumë ne Diasporën Shqiptare në të gjithë Botën si ne Europë, Amerikë e qak edhe deri ne Australi.
Përnga përmbajtja programore, kemi laryshi emisonesh nga më të ndryshmet, duke përfshi Emisione për të gjitha shtresat dhe moshat e degjuesve, duke I kushtu kujdes të veqant vlerave Kombëtare e Morale.

DJ FONTANA është pjesë e Radio Fontanes

Radio Fontana (c) 2014 - Mirëmbahet dhe mundesohet në internet nga JUSAHOST