Kryetari Haki Rugova priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu
Nga me May 10, 2018 3:34 PM

Kryetari Haki Rugova priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër i ambasadorit me nevojat dhe shqetësimet si dhe të arriturat që ka komuna e Istogut.

Kryetari Haki Rugova tha se është kënaqësinë që të pres ambasadorin Jan Braathu me të cilin biseduan rreth zhvillimit të komunës së Istogut, ku çmoj lartë bashkëpunimin e mirë që ai personalisht dhe komuna e Istogut ka me misionin e OSBE-së në Kosovë.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së Jan Braathu, u shpreh se komuna e Istogut është një ndër komunat që prin me qeverisje të mirë në nivel lokal, po ashtu ambasadori pati lëvdata edhe për kontributin që kryetari Rugova është duke e dhënë për procesin e kthimit. Sipas ambasadorit ai duhet të dëgjoj çka ka nevojë komuna, qytetarët dhe kryetari andaj ishte një bisedë shumë e hapur dhe konstruktive me kryetarin, ku shpresoj në këtë bashkëpunim të mirë në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo vizitë e ambasadori është si vazhdë e vizitave që ambasadori ka filluar ti bëjë nëpër komuna në Kosovë.

Radio Fontana (c) 2014 - Mirëmbahet dhe mundesohet në internet nga JUSAHOST