Aksidentohën me veturë dy nxënëse në Podujevë, dërgohen në QKUK

0

Sot rreth orës 12:00 , dy nxënëse janë goditur nga një veturë  në afërsi të shkollave të mesme në Podujevë.

Të aksidentuarat kanë pësuar lëndime trupore, dhe pas trajtimit të parë në Qendrën Emergjente në Podujevë janë bartur për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK të Prishtinës.

Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar nga Emergjenca në Podujevë.

“Nga aksidenti në fjalë, në Qendrën Emergjente në Podujevë janë paraqitur dy vajza. Trajtimi i tyre i parë është në bërë në Emergjencë dhe gjendja e tyre ishte stabile, por që të njëjtat janë transportuar për tretman të mëtejshëm mjekësor në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKëto teste të thjeshta në dukje do t’ju bëjnë të mendoheni gjatë
Artikulli tjetërBëhen 30 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës