Ministri Ismaili viziton djalin që kirurgu i QKUK-së refuzoi ta operonte
Nga me February 11, 2018 7:58 PM

Gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar 19 vjeçarin Hysen Ibrahimaj nga Istogu, i cili ditëve të fundit u bë i njohur , pas refuzimit të një kirurgu të QKUK-së që ta operonte atë .

Ismaili u shprehu keqardhje familjarëve për atë që ka ndodhur dhe i siguroi se nuk do të ndodhë më.

Ky është njoftimi i plotë :

Sot vizitova Hysenin, 19-vjeçarin nga Istogu, i cili së fundmi ka pasur një përvojë jo të mirë me mjekët në QKUK. Hysenit dhe prindërve të tij ua shpreha keqardhjen time për atë që iu ka ndodhur dhe i sigurova ata që diçka e tillë nuk do t’iu përsëritet më.

Bashkë me drejtorin e SHSKUK-së e ftuam Hysenin që të vijë dhe ta marrë trajtimin dinjitoz dhe profesional, siç ai dhe të gjithë qytetarët e tjerë e meritojnë. Nuk do të lejojmë që një rast i izoluar ta njollosë punën e palodhshme dhe të ndershme të mijëra punëtorëve shëndetësorë. Reformat, të cilat i kemi filluar si Ministri, në bashkëpunim me personelin mjekësor që punon me nder dhe integritet, me ndihmën e qytetarëve tanë, do t’i bëjmë realitet.

Radio Fontana (c) 2014 - Mirëmbahet dhe mundesohet në internet nga JUSAHOST