Ora e ardhshme e Samsung, Galaxy Sport, shfaqet në imazhet konceptuale

0

Samsung do të zbulojë pajisjet Galaxy S10 në ngjarjen e tyre Unpacked më 20 shkurt, por pritet gjithashtu të njoftohet edhe një pasues i orës së mençur, Gear Sport.

Ora që pritet të quhet Galaxy Sport, është parë edhe më herët në disa sajte të certifikimit, duke përfshirë FCC në SHBA, NCC në Tajvan dhe NRRA në Korenë e Jugut, por tani një pamje e re është shfaqur duke ofruar një vështrim më të qartë në dizajnin e pajisjes.

Imazhi i fundit i Galaxy Sport u shfaq në 91 Mobiles dhe thuhet se është pranuar nga një burim i besueshëm. Paraqet dizajnin e njëjtë me atë të publikuar nga OnLeaks.

Bazuar në renderët, Galaxy Sport do të vijë me një numërues rrethor me dy pulla funksioni në të djathtë.

Në aspektin e specifikave të brendshme të Galaxy Sport, thuhet se po vjen me 4 GB hapësirë të brendshme dhe pa dyshim do të funksionojë në platformën Tizen të Samsung.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSëmundja e Parkinsonit: Simptoma në sy që shërben si shenjë paralajmëruese
Artikulli tjetërBebe Rexha mbron Demi Lovaton: Mos e sulmoni një person që është rehabilituar nga droga