Liderët kosovarë dhe Edi Rama në darkë të përbashkët, a e bindën Haradinajn ta pezullojë taksën?

0

Liderët shtetërorë të Kosovës dhe partnerët e koalicionit qeverisës, e ku ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë darkuar sonte së bashku.

Nga darka, ku përveç kryeministrit Rama, ishin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, akush nuk ka bërë publik vendin, detajet dhe qëllimin e takimit.

Por, fotografinë e ka postuar në profilin e tij në Instagram, i biri i presidentit Thaçi, Endriti, dhe duke parë pozicionimin e Thaçit në tavolinë, lë të dyshohet se fotoja mund të jetë bërë në shtëpinë e këtij të fundit.

Ndërsa, duke u bazuar në zhvillimet aktuale politike në Kosovë, nuk është e vështirë të konkludohet se temë bosht e takimit duhet të ketë qenë taksa ndaj Serbisë, shkruan Telegrafi.

Ky takim vjen në kohën kur raportet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, janë në shkallën më të lartë të acarimit si pasojë e taksës së vënë ndaj mallrave të Serbisë, por edhe kundërshtimit nga kryeminsitri të idesë së presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve të Kosovës.

Po ashtu, darka ka ndodhur një natë pas miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2019 dhe votimit të Projektligjit për Dialogun.

Ndërkohë sot ka qarkulluar edhe një dokument i prezantuar nga kryeparlamentari Veseli, në të cilin parashihet pezullimi i taksës për 120 ditë dhe gjatë kësaj kohe Serbia duhet të plotësojë 10 kushte.

Nuk dihet nëse Thaçi dhe Rama ia kanë dalë ta bindin kryeminsitrin Haradinaj ta heq ose pezullojë taksën ndaj mallrave të Serbisë, kur dihet se ky i fundit është kategorik që ajo të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakIstogut i dalin telashe me udhëtim për në Spanjë, ku i luan dy ndeshje shumë të vështira
Artikulli tjetërUP nga sot nis procesin e provimeve të janarit