Haradinaj dënon sulmin në Istog ndaj autobusëve me pelegrinë serbë
Nga me October 21, 2018 8:46 PM

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e sotëm në Istog ndaj autobusëve me pelegrinë serbë.

“Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryerësit apo motivet”, ka thënë Haradinaj .

“Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”.

Radio Fontana (c) 2014 - Mirëmbahet dhe mundesohet në internet nga JUSAHOST