U mbajt dëgjim publik për projekt rregulloren për të drejtat,detyrimet,përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në institucionet edukativo-arsimore
Nga me August 23, 2018 9:58 AM

Në sallën e kuvendit komunal, kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj është mbajtur dëgjim publik me qytetarë lidhur me projekt rregulloren për të drejtat,detyrimet,përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në institucionet edukativo-arsimore.
Pjesë e debatit ishte nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe qytetarë.

Qëllimi kryesor i kësaj rregullore është që të rregullohen detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarve, shkeljet e detyrave të punës, mungesat nga puna, llojet e shkeljeve, procedura disiplinore, masat disiplinore, organet për procedurë disiplinore si dhe përgjegjësitë materiale të tyre dhe mirënjohjet për mësimdhënës të dalluar në institucione edukativo-arsimore.Me këtë rregullore ndalohet çdo formë e diskriminimit apo shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut në bazë të përkatësisë etnike, racore, gjinore, fetare, origjinës vendore etj si dhe cenimi i të drejtave elementare të punonjësve të institucioneve arsimore konsiderohen shkelje të rënda të punë dhe detyrave të punës.

Radio Fontana (c) 2014 - Mirëmbahet dhe mundesohet në internet nga JUSAHOST