U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal
Nga me July 30, 2018 11:48 AM

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 8-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2018, shqyrtimi i raportit për 6 mujorin e punës së kryetarit të komunës, shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm dhe miratimi i planit të veprimit për eleminimin e të metave të rekomanduara nga Auditori i Përgjithshëm, shpallja në diskutim publik e projekt rregullores për tatimin në pronë,shpallja në diskutim publik e projekt rregullores për të drejtat, detyrat, përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në institucionet edukativo-arsimore, shqyrtimi dhe miratimi i transferit të mjeteve buxhetore nga viti 2017, shqyrtimi dhe miratimi i planit të veprimit për komunitetin: Romë, Ashkali dhe Egjiptian, për vitin 2017 -2021 si dhe formimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së kuvendit komunal për vitin 2019, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

Të gjitha këto pika të rëndit të ditës u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.

Radio Fontana (c) 2014 - Mirëmbahet dhe mundesohet në internet nga JUSAHOST